Dibër, Burrel, Klos 12 Tetor, 2026

“Vizita e partnerit International Project Aid në Shqipëri”

Këtë tetor, partneri ynë International Project Aid (IPA) i përfaqësuar nga Pietro Tomasini dhe skuadra e tij :  Alain , Lena-Maria, Line,  erdhën në Shqipëri për të vizituar  projektet e përfunduara në shkollën “Grykë-Nokë” “Vakuf” Qendrën shëndetësore “Arras” . Këto projekte janë realizuar në bashkëfinancim me Bashkinë Dibër, duke kontribuuar kështu në përmirësimin e jetës së fëmijëve dhe komunitetit.

Gjithashtu ata vizituan dhe projekte të reja të mundshme në Burrel dhe Klos.

E falënderojmë shumë partnerin tonë IPA për gjithë kontributin e madh që ka dhënë në shumë projekte në Shqipëri gjatë këtyre viteve.

Bashkë bëjmë më shumë!

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.