Drejtuesja e organizatës Vizion znj. Suela Kocibellinj ishte e ftuar nga znj. Mimoza Hajdarmataj @WPS Albania Gratë në Shërbim Publik për të vizituar gratë e vajzat në zonën e Valbonës të cilat janë të vetëpunësuara ose synojnë të krijojnë sipërmarrje të vogla kryesisht në fushën e turizmit apo artizanatit.
Ajo ndau eksperiencën e krijimit të produktit artizanal maska hopla, standardi dhe marketingu, si një mundësi direkte për zonjat artizane të zonës për të prodhuar maska artizanale me detaje unike dhe tradicionale!
Presim që së shpejti të mund të promovojmë edhe produktet e artizaneve të Valbonës!