Shqipëri 8 Prill, 2020

Takim me Juniors Zvicër.

Së bashku me partnerët tanë dhe grupin e Juniors, që erdhën nga Zvicra ne vizituam 3 shkolla : Në Kullë e Vadardhë në zonën e Durrësit dhe Bilaj në zonën e Krujës.
Gjatë kësaj vizite u njohëm me problematikat e këtyre shkollave, takuam nxënësit, gjithashtu patëm dhe angazhimin e stafit mësimor. Realisht gjendja në shkolla është e vështirë dhe kjo nuk i motivon nxënësit, por ne dëshirojmë dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën në të ardhmen për këto shkolla. Koordinatorja e Vizion znj. Marsela dhe Albiona, vullnetarja jonë, diskutuan së bashku me të rinjtë për hapat e mëtejshëm për arsimin që duam!

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.