“Start up your own enterprise” ishte trajnimi që zhvilluam me një grup grash dhe vajzash në qytetin e Krujës, me përkrahjen e WSOS/GLC mbështetur nga departamenti i shtetit USA.
Znj. Albana Hasmeta ndau me të pranishmet kuadrin ligjor dhe sfidat e fillimit të një sipërmarrje, dhe drejtuesja e Vizion znj. Suela Koçibellinj diskutoi hapat konkret për fillimin e një sipërmarrje duke shfrytëzuar resurset lokale. Banorët e zonës u ndalën në ide sipërmarrje si: agroturizëm, ambjent multifunksional për argëtim fëmijësh, dhe produkte bio të zonës!
Ide që vijnë nga mungesa e sipërmarrjeve të tilla në zonë dhe shpresojmë që kjo ditë të ketë qenë dita e motivimit për të filluar me hapa konkret të realizimit të këtyre iniciativave!