Zona e Bulqizës është një nga zonat me të varfëra në Shqipëri. I ashtuquajturi “Qyteti gri” vuan prej vitesh nga skamja dhe varfëria që e ka mbërthyer këtë zonë, ku i vetmi burim është shitja e kromit.
Shoqata Vizion O.J.F dhe partneri i saj IPA këtë herë pajisën autoambulancën e spitalit Bulqizë me: Defibrilator, Ekg, Monitor, si dhe Letra për EKG.
Pajisja e kësaj autoambulance do i shërbejë banorëve të zonës në raste urgjencash. Spitali i Bulqizës nuk ka pasur më parë pajisje të tilla në mënyrë që të ndihmojnë në shpëtimin e jetës së njerëzve, dhe ne jemi shumë të lumtur që e mundësuam këtë.
Faleminderit IPA!