28 Nëntor, 2019

“Situata pas tërmetit Vorë”

Në Vorë situata është alarmante!
Ofruam ndihmë për banorët e prekur nga tërmeti të cilët janë vendosur në çadra në sheshet kryesore të qytezës!
Gjithashtu na u bashkuan edhe qytetarët e Dibrës që u erdhën në ndihmë banorëve të evakuuar në Vorë!
Me iniciativën “Dibra ndihmon” organizuar nga qendra Tradita Jonë e Vizion OJF në qytetin e Peshkopisë dhe Bashkia Dibër, erdhën ushqime, bukë e ilaçe!
Shumë familje me fëmijë të vegjël morën ndihmën imediate!

Teksa po shpërndanim erdhën dhe vëllezër nga Kosova që sollën pako ushqimore!

Faleminderit nga zemra të gjithëve ju vullnetarë: stafi i DSA Down syndrome Albania, të rinjtë e të rejat e qytetit të Vorës, dhe ju infermierë nga Tirana!
Bashkë bëmë të pamundurën për t’u lehtësuar dhimbjen banorëve.

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.