Si çdo fundvit, dhurojmë pako ushqimore për familjet në nevojë në Shqipëri! Për fat të keq këto familje janë të shumta në numër! Të papunë, të pashkolluar, të pangopur në të shumtën e rasteve, me vatrat e nxira nga tymi dhe sytë e lodhur nga skamja!
Disa prej familjeve i asistojmë prej vitesh, jemi miq me ta! Të tjerat i njohim rishtaz bashkë me hallet, dhimbjet e sëmundje plot, por gjithsesi me fjalën e mirë në gojë dhe falënderimin që jemi aty me ta!
Gjatë këtyre ditëve kemi shpërndarë pakot ushqimore për 120 familje në Mirditë!
Me shpresën për një vit më të mbarë, me shëndet e mbarësi, largohemi për në familje të tjera që na presin gjatë këtyre ditëve të fundvitit!