Prej disa vitesh Vizion Ojf ndodhet pranë familjeve në nevoje duke i mbështetur ato me pako ushqimore. Tradita vazhdoi edhe këtë fundvit ku u gjendëm pranë 400 familjeve të zonave : Krujë, Mat, Dibër, Bulqizë, Klos me pakot ushqimore dhe me urimet e përzemërta që viti që vjen të jetë sa më i mbarë për ta!
Jemi falënderues për angazhimin e stafeve të të gjitha bashkive, me shpërndarjen në terren duke shkuar pranë çdo familjeje!
Faleminderit edhe vullnetarëve tanë: Armanda, Erinda, Ortenca, Xhejsika Blerta, Vullnet, Ilirjana, për gjithë punën e mirë dhe intensive këto ditë!
Një pako me ushqime për periudhën e festave me urimin që t’ua lehtësojmë disi situatën e vështirë që jetojnë!
Me shpresën që ditë më të mira do të vijnë mot!