Gjatë muajit prill, ofruam ndihmë me pako ushqimore për afro 450 familje në nevojë në Dibër, Krujë, Fushë-Arrëz, Bulqizë, Mat!
Së bashku me partnerin tonë Muslimehelfen Gjermani, shkuam pranë familjeve me një pako me ushqimet e shportës dhe me urimin për një muaj të mbarë Ramazani!
Ne e dimë që një pako ushqimore nuk e ndryshon jetën e familjeve në nevojë, por besojmë fort që duke iu qëndruar pranë me aq sa mundemi, një pako ushqimesh, veshje a fjalë shprese , të mund t’ua lehtësojmë disi!