Mirditë 8 Dhjetor, 2022

“Shpërndarja e pakove ushqimore në Mirditë”

Si çdo fundvit Vizion dhe Projekt Albanien vjen në ndihmë të familjeve në nevojë në Bashkinë Mirditë!

Situata e vështirë ekonomike, problemet shëndetësore dhe sfidat sociale nuk kanë ndryshuar!

Për ne nuk është aspak e lehtë të shohim situatën e shumë familjeve që është bërë akoma më keq!

Tashmë lidhja me ta është përtej një pakoje ndihme!

Një pako ushqimore për ditët e ftohta të dimrit është kontributi ynë për të lehtësuar disi situatën në këtë periudhë festash!

Por takimi me ta është human dhe i domosdoshëm! Gjejnë forcën e na mirëpresin e falenderojnë!

E ne vetë jemi falenderues që edhe këtë vit kemi mundësinë t’i ndihmojmë!

Me urimin për ditë më të mira mot, shpërndarja në terren vazhdon!

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.