25 Tetor, 2019

“Shpërndarja e ndihmave në Kukës”

Shoqata Vizion OJF u erdhi në ndihmë me pako ushqimore 70 familjeve në nevojë në Bashkinë Kukës. Edhe pse tashmë nuk vlerësohet më si zonë e largët, për 2 orë udhëtim arrin aty, realiteti është shumë larg! Nuk llogaritet dot me orë!
Varfëri, lodhje, sëmundje, skamje na del para syve në familjet që vizitojmë! Ndajmë me ta një pako me ushqime: miell, vaj, sheqer, oriz, makarona, biskota. E dimë që kjo nuk u zgjidh hallet, por të paktën u japim një dorë!
Faleminderit stafit të ndihmës ekonomike në Bashkinë e Kukësit për bashkëpunimin!

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.