Dy ditë intensive në terren bashkë me stafet e Bashkive Mat, Krujë e Fushë-Krujë, Klos për të gëzuar 110 fëmijë jetimë, me çanta, mjete didaktike dhe veshje të reja për vitin e ri shkollor!
Për të lehtësuar disi vështirësinë e prindit të vetëm a gjyshërve që po përpiqen me çka munden t’i rrisin e edukojnë!
Identiteti i fëmijëve është i mbuluar, por buzëqeshjen e tyre e kemi lënë të dukshme për të ndarë lumturinë e tyre me të gjithë ju miq!
Bashkë bëjmë më shumë!