Nuk mund të quhet një institucion i sigurt, një shkollë pa derë të sigurt.
Shkolla 9- vjecare Sohodoll në Dibër, na kërkoi ndihmë për rregullimin e derës së jashtme të shkollës përpara fillimit të vitit të ri shkollor.
Ne me kënaqësi u bëmë pjesë e kësaj ndihme duke kontribuuar me vlerën prej 20.000 lekësh për ndërtimin e kësaj dere të re.
Tashmë shkolla e Sohodollit i mirëpret fëmijët me këtë derë të re dhe me kushte më të mira.