Kallë, Peshkopi, Shqipëri 8 Shtator, 2017

Shkolla fillore në Kallë, Peshkopi

Kalla është një fshat afro 35 minuta larg qytetit të Peshkopisë. I ndodhur mes varfërisë , e vetmja shpresë diturie, shkolla fillore, ndodhej në kushte tejet të vështira. 36 fëmijët e shkollës, përfshirë këtu dhe 17 kolopuçët e kopshtit, duhej të ecnin në kohë shiu e bore për të shkuar në banjot e amortizuara të ndodhura jashtë ambienteve mësimore. Teksa futeshe brenda tavani me lagështirë rëndonte çdo ditë mbi kokat e fëmijëve. Falë ndihmës të ofruar nga Vizion OJF në bashkëpunim me partnerin Internacional Project Aid Zvicër, shkolla ka një tavan të rikonstruktuar me ndriçimin e përshtatshëm si dhe banjot brenda godinës. Drejtoresha e shkollës bashkë me tre mësueset dhe edukatoren ndihen falenderuese për punën e bërë shumë ndihmuese për ta. Shkolla tashmë ka një pamje tjetër! Shpresojmë që fëmijët të jenë nxënës shumë të mirë e të mbarë!

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.