Burrel, Mat 29 Shtator, 2022

“Rivitalizimi i Qendrës Kulturore të Fëmijëve” Mat

Në bashkëpunim me partnerin tonë ”Projekt Albanien” u bë i mundur rikonstruksioni total i godinës së Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Mat. Kjo qendër frekuentohet nga 200 fëmijë të moshave të ndryshme, të cilët mësojnë pikturë , skulpturë, çifteli, fyell, e vegla të ndryshme muzikore.

Në inaugurimin e QKF-së ishin të pranishëm Kryetari i Bashkisë Mat, z. Agron MALAJ, Drejtori i Projekt Albanien z. Bernard Köb, Drejtoresha Ekzekutive e ”Vizion O.J.F ” Suela KOÇIBELLINJ dhe përfaqësues të tjerë nga Bashkia Mat.

Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin në rivitalizinim e kësaj qendre, e cila u jep mundësinë e shprehjes së talentit të tyre fëmijëve matjanë!

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.