Shkolla 9-vjeçare “Rexhep Kërtuka”, Frankth, e filloi vitin e ri shkollor, me pajisje didaktike të reja për çdo klasë, me tavolina e karrige të reja si për mësuesit ashtu edhe për nxënësit.
Tualetet u bënë komplet të reja me pajisjet e nevojshme hidro-sanitare. Klasat u pajisën me soba të reja, në mënyrë që duart e tyre të vogla të mos kenë më ftohtë në dimrin e ashpër të asaj zone.
Faleminderit partnerit tonë IPA, për ndihmën e paçmuar në këtë shkollë.