Filloi faza e dytë e punimeve për përmirësimin e kushteve në shkollën 9-vjeçare “Jashar Kola” Sopot! Gjatë kësaj faze do të kryhen këto punime: vënia e dritareve të reja për të gjitha klasat, vënia e kangjellave për dritaret e katit të parë, dera kryesore e re, shtrimi i rrjetit elektrik, pajisja me materiale didaktike për të gjitha klasat, materiale sportive për lëndën e edukimit fizik, blerja e 12 sobave te reja, 10 tabela të reja për klasat. Në fazën e parë të punimeve, shoqata Vizion realizoi rikonstruksionin total të çatisë së shkollës.