"Jashar Kola" Sopot, Bulqizë 14 Tetor, 2021

“Rikonstruksioni i shkollës Jashar Kola” Sopot

Shkolla “Jashar Kola” në Sopot Bulqizë u ndihmua këtë vit me një sallë të re informatike dhe ndërtimin e 10 tualeteve të reja brenda ambjenteve të shkollës.

Salla e informatikës u pajis me 8 kompjutera të rinj, me projektor, UPS, printer, karrige, tavolina, për të krijuar kushte sa më të mira për zhvillimin e një ore informatike cilësore.

Partneri ynë zviceran IPA, së bashku me grupin e të rinjve Juniors, kontrolluan punimet e realizuara në këtë shkollë.

Nxënësit zhvillua një orë informatike dhe ne e pamë gëzimin në sytë e tyre, ndërsa ata kërkonin informacionin që u duhej në internet.

Faleminderit IPA, për kontributin tuaj për këtë shkollë!

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.