Qendra P.A.M –Vizion në Rrëshen, është një qendër multifunksionale për fëmijë të moshave 5-14 vjeç. Në këtë qendër përveç argëtimit, kryhen edhe trajnime logopedie, fizioterapie, kurs anglisht, kurs pikture, kryerja e detyrave pas mësimit.
Fëmijëria është periudha e ëndrrës, zbulimit, krijimtarisë, ku çdo gjë mund të jetë një burim argëtimi. Kjo është arsyeja pse fëmija duhet të luajë, ndoshta me disa mjete më pak teknologjike dhe të përpiqet të krijojë!
Faleminderit partnerit tonë Projekt Albanien në Austri për realizimin e këtij projekti!