Fushë-Krujë 19 Tetor, 2020

“Qendra ditore miqësore”

Ne tashmë kemi hapur “Qendrën ditore miqësore për fëmijë” në Fushë- Krujë, e cila do të mirëpresë fëmijë të grupmoshës 5-15 vjeç të zonës përreth!
Pas periudhës së vështirë të tërmetit të nëntorit të shkuar, e më pas distancimi i detyrueshëm fizik e social për shkak të Covid-19, qendra do të ofrojë: kënd biblioteke me shumë tituj të rinj, metoda interaktive “edukim dhe argëtim”, orë arti për talentet e shumta që po na presin, si dhe suport psiko-social për fëmijët dhe prindërit e tyre!
Në bashkëpunim me Bashkinë Krujë dhe me stafin edukativ të shkollës pranë, do bëjmë më të mirën për fëmijët dhe komunitetin!
Me hapa të vegjël për një rrugë të gjatë!

 

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.