Dibër, Mat, Klos, Bulqizë 26 Shtator, 2024

Projekti “Syri për veprim në komunitet” Kick Off

Shoqata Vizion O.J.F dhe partnerët SHNTB Bulqizë dhe KEA Center Dibër, startuan projektin më të ri “Syri për veprim në komunitet- Nxitja e angazhimit rinor për kontribut në komunitet- EYE for community actions.

Ky projekt zbatohet nga organizata Vizion O.J.F me partnerë SHNTB Bulqizë dhe KEA center Dibër me mbështetjen e Alternative Pathways Programme, financohet nga UK Government dhe menaxhohet nga zyra e British Council në Shqipëri

 Ky projekt ka për qëllim promovimin dhe nxitjen e bashkëpunimit të të rinjve dhe të rejave me shoqërinë civile për të marrë së bashku rol proaktiv në komunitetet ku ata jetojnë, për të sjellë ndryshimet që ata dëshirojnë, bazuar në nevojat dhe ëndrrat e tyre, si dhe për të krijuar një komunitet të rinjsh aktiv dhe do të implementohet në 4 bashki : Dibër, Mat, Klos, Bulqizë

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.