Shtëpi të Bardha, është projekti që po zbatohet në bashkëpunim me Bashkinë Mirditë!
Në këtë fazë të parë do të bëhet lyerja e 30 banesave në Mirditë, si edhe punime riparimi e meremetimi, në familje të identifikuara nga Vizion në terren dhe pjesë e projektit “Birëso një familje në nevojë”.
Nën kujdesin e Drejtorit të Agjensisë së Punëve Publike dhe Mirëmbajtjes z. Prenga, stafi i punëve publike, po punon intensivisht në lyerjen e shtëpive!
Ky projekt synon ofrimin e ndihmës direkte për familjet në kushte të vështira social-ekonomike në Bashkinë Mirditë, duke mundësuar lyerjen e banesave të tyre.
Gjithashtu dhe higjenizimin e këtyre banesave si edhe kontributin e drejtpërdrejtë në përmirësimin e gjëndjes psiko-sociale të krijuar nga zymtësia e banesave të palyera!
Falë mbështetjes së Bashkisë Mirditë me fuqinë punëtore për lyerjen e banesave, është e mundur që më shumë banesa të jenë përfituese!
Shtëpi të Bardha, me shpresën për një të ardhme më të mirë!