Në nëntor të vitit 2014, shoqata Vizion O.J.F së bashku me partnerin Deutsche Kleiderstiftung Gjermani, bëri shpërndarje të pakove me veshmbathje për banorët e kësaj zone. Nga kjo ndihmë përfituan 65 familje në nevojë. Çdo pako ndihme prej 20 kg me veshmbathje përgatitur për familjet në nevojë u shpërnda në terren nga stafi dhe vullnetarët e shoqatës Vizion O.J.F.