Faza e parë për rikonstruktimin e kësaj shkolle, nisi në qershor te vitit 2015. Shkolla e mesme e bashkuar “Haxhi Qira”, ka një numër prej 800 nxënësish, në të cilën kryejnë procesin mësimor fëmijët nga klasa e parë deri në vitin e 3-të gjimnaz. Shkolla ka qenë në kushte të papërshtatshme, me lagëshirë, dhe pa mjetet e nevojshme didaktike. Faza e parë e punimeve të rikonstruktimit konsistoi në: hidroizolim tarrace, dritare të reja, materiale didaktike etj. Shoqata jonë me partnerin International Project Aid, bëri të mundur rikonstruktimin e pjesshëm të shkollës, rikonstruktim i cili do të vazhdojë edhe në fazën e dytë të projektit. Gjithashtu u blenë mjete didaktike, për laboratorin e biologjisë, kimisë. U blenë soba të reja për ngrohje. Monitorimi i kësaj shkolle, do bëhet nga pushteti vendor Bashkia Krujë, Drejtoria Arsimore Krujë dhe shoqata Vizion O.J.F për një periudhë 2- vjeçare.