Kala e Dodës, Shqipëri 10 Dhjetor, 2009

Projekti “Rikonstruktim i qendrës shëndetësore Kala e Dodës, Peshkopi”

Në periudhen janar – dhjetor te vitit 2009 u bë restaurimi total i qendrës shëndetësore Kala e Dodës. Financimi u bë nga organizata “MuslimeHelfen” me qendër në Gjermani. Punimet në këtë qendër vazhduan për një periudhë afro një vjeçare. Kalaja e Dodës është një nga zonat më të thella në rrethin e Dibrës. Gjate periudhës së dimrit rrugët bllokohen dhe bëhen të pakalueshme dhe banorët detyrohen të shkojnë me kilometra larg për të marrë asistencë mjekësore. Me rikonstruktimin e kësaj qendre, ne u vijmë në ndihmë banorëve të zonës për nevojat e tyre shëndetësore, ku mbizotërojnë semundjet e zemrës dhe të veshkave, si dhe kequshqyerja e fëmijëve. Në këtë qendër kryejnë detyrën e tyre dy mjekë dhe tre infermiere. Shoqata Vizion OJF me bashkëpunetorët e saj ka monitoruar aktivitetin në këtë qendër në bashkëpunim me pushtetin lokal deri ne vitin 2011

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.