Gërdec, Shqiperi 13 Tetor, 2008

Projekti “Rehabilitimi dhe këshillimi për fëmijët dhe gratë e zonës Gërdec”

Pas tragjedisë që ndodhi në mars te vitit 2008 në fshatin Gërdec, Vorë , shoqata Vizion O.J.F në bashkëpunim me shoqatën Muslimehelfen, Gjermani, ndërtuan në fshatin Gërdec një qendër rehabilitimi dhe këshillimi për fëmijët dhe gratë e zonës e cila e filloi aktivitetin në tetor të vitit 2008. Në këtë qendër gratë dhe fëmijët e zonës morën asistencë psikologjike, si edhe kurse profesionale të ndryshme si: kurs rrobaqepësie për gratë, kurse anglishte dhe kompjuteri për fëmijët e shkollës.
Gjithashtu u krijuan dhe 2 grupe kopshti me fëmijë të moshës nga 3 deri ne 6 vjeç. Qendra e këshillimit e vazhdoi aktivitetin e saj për 5 vjet. Gjatë kësaj periudhe janë bërë edhe aktivitete të ndryshme me raste festash.
Ndërkohë kjo qendër vazhdon të funksionojë si kopsht pa dreke për fëmijët e zones me perkrahje nga shoqata Vizion O.J.F

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.