Shupenë-Bulqizë Shqipëri 24 Mars, 2017

Projekti “ Punimet për shtëpinë e re të familjes Gjeleka”

Kanë filluar punimet për shtëpinë e re të familjes Gjeleka në Shupenzë, Bulqizë. Familja përbëhet nga 4 anëtarë, mami Gëzime babi Festim (që as kanë gëzuar e as kanë festuar ndonjëherë) dhe dy djemtë e mitur, njeri i sëmure kronik dhe tjetri fatmirësisht i shëndetshëm megjthse i lindur dhe rritur në kushte të skajshme varfërie! Është i lumtur që do bëhet me shtëpi të re! Ishte pikërisht thirrja për ndihmë e z. Përparim Spahiu që filloi këtë ndihmë. Faleminderit shoqata Vizion Ojf dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tjerë që po bëjnë të mundur ndërtimin e kësaj shtëpie. Shtëpia shumë shpejt do jetë gati dhe kërkojmë ndihmë për mobilimin e saj; divane, frigorifer, lavatrice, televizor, krevate, dyshekë, tavolina e karrige etj. Nëse doni të jepni ndihmën tuaj ju lutem na kontaktoni!

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.