Dibër, Shqipëri 10 Qershor, 2012

Projekti “Projekti “Ndërtimi i shkollës fillore në Brest i Poshtëm”

Shkolla fillore Brest i poshtëm, ishte në gjendje krejtësisht të amortizuar. Fëmijët e zhvillonin mësimin në kushte ekstremisht të vështira, jashtë standardeve minimale. Për këtë arsye u pa i nevojshëm ndërtimi i një shkolle të re. Kjo u bë e mundur nga shoqata Vizion O.J.F. në bashkëpunim me partnerin International Project Aid, Zurich. Në qershorin e vitit 2012 filloi puna për ndërtimin e godinës së shkollës fillore në Brest të Poshtëm. Pas nje pune intensive tre mujore ku gjithçka shkoi mire, më në fund fëmijët patën mundësinë që në shtator të fillonin procesin mësimor në një shkollë krejtësisht të re dhe me kushte shumë më të mira. Monitorimi i shkollës u bë nga shoqata Vizion O.J.F dhe pushteti lokal Komuna Kastriot, Dibër për një periudhë 2- vjeçare.

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.