Bulqizë, Shqipëri 11 Qershor, 2014

Projekti “Projekti “Ndërtimi i shkollës fillore Gjuras ”

Ndërtimi i kësaj shkolle u mundësua nga Muslimehelfen Gjermani, në bashkëpunim me shoqatën Vizion O.J.F. . Shkolla 9-vjeçare në fshatin Gjuras u dogj nga një problem në rrjetin elektrik të godinës së vjetër afro 30-vjeçare të shkollës ekzistuese. Ky problem u bë prezent nga banorët e zonës edhe në emisionin televiziv Fiks Fare, në Top Channel, ku banorët kërkonin ndihmë për një rrugëzgjidhje për zhvillimin e mësimit për fëmijët e tyre. Në reagim të këtij apeli për ndihmë shoqata Vizion O.J.F në bashkëpunim me partnerin Muslimehelfen , filluan punimet për ndërtimin e shkollës së re në Gjuras në muajin mars 2014. Në këtë shkollë marrin mësim afro 92 nxënës. Monitorimi i kësaj shkolle, u bë nga shoqata Vizion O.J.F dhe pushteti vendor, Komuna Shupenzë, për një periudhë 2-vjeçare.

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.