Bulqizë, Shqipëri 11 Dhjetor, 2013

Projekti “Projekti i dimrit “Ndihmë me pako ushqimore, rroba dhe dru zjarri”

Shoqata Muslimehelfen me qendër në Gjermani dhuroi ndihma në veshmbathje, në ushqime si edhe dru zjarri për banorët e zonës së Bulqizës. Banorët e kësaj zone, jetojnë në kushte ekstreme varfërie.
Kjo ndihmë me pako ushqimore, rroba dhe dru zjarri u është ofruar afro 130 familjeve në nevojë të kësaj zone, familje këto që kanë të moshuar, invalid, jetim dhe që jetojnë vetëm me asistencë. Me shpresën që t’u lehtesojmë ditët e vështira dhe të ftohta të dimrit. Ne shpresojmë që me ndihmën tonë sado të vogël, të kontribuojmë në përmirësimin e gjendjes së këtyre njerëzve.

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.