Dibër , Shqipëri 10 Dhjetor, 2011

Projekti “Ndihma ushqimore për zonat e bllokuara nga dëbora në rrethin e Dibrës ”

Në dimrin e vitit 2011-2012, fshatrat e zonës së Dibrës u bllokuan nga dëbora. Situata u rëndua sepse rreshjet e dëborës janë të dendura dhe pa ndërprerje për ditë me radhë. Kjo gjë çoi në izolimin e të gjithë fshatrave malore duke ndërprerë të gjitha rrugët tokësore të komunikimit me qendrat kryesore të banimit, kësisoj familjet nuk kishin mundësi furnizimi me ushqime për të kaluar ditët e vështira. Shoqata jonë së bashku me partnerin Muslimehelfen e.V. u erdhi në ndihmë banorëve me pako ushqimore si: miell, vaj, oriz, makarona, kripë, sheqer, bukë për 250 familje të izoluara nga dëbora. Pako ushqimore afro 110 kg për familje. Shpërndarja në terren u bë e mundur në bashkëpunim me kamionat e ushtrisë, gjatë dy ditëve. Faleminderit edhe vullnetarëve tanë, për ndihmën dhe përkushtimin!

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.