Marikaj-Vorë Shqipëri 1 Mars, 2017

Projekti “Ndihma pako me rroba”

Sot vizituam familjen Koci në Marikaj të Vorës, për tu dërguar ndihmën tonë! Kjo familje përbëhet nga 6 anëtarë, prindërit dhe 4 fëmijë. Prej 16 vitesh janë larguar nga fshati Okshtun dhe kanë afro 6 vite që janë vendosur në këtë shtëpi, ende të pambaruar. Varfëria ekstreme dallohet sapo hapet dera! Gjithsesi mirësia e tyre krijon një atmosferë të ngrohtë brenda mureve të grihta dhe dhomës mbuluar me llamarina nga ku shiu dhe i ftohti hynë gjithë kohës. Vajza e shtëpisë është nxënëse shumë e mirë dhe prindërit ndjehen krenar që fëmijet mësojnë dhe e duan shkollën. Mundohen me ctë munden të mbijetojnë dhe prap janë mirënjohës për ato (as)pak gjëra që kanë! Kërkojmë ndihmë nga të gjithë ju që doni të jepni kontribut për këtë familje! Bashkohuni me Vizion Ojf në këtë ndihmë emergjente!

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.