Vranjt Peshkopi, Shqipëri 11 Shtator, 2015

Projekti “Ndërtimi i shkollës fillore në fshatin Limjan, Vranjt, Peshkopi”

Fëmijët e fshatit Limjan, në Dibër, e zhvillojnë mësimin në kushte tejet të vështira dhe aspak normale në një godinë të vjetër të përshtatur për “shkollë” dhe shumë të amortizuar. Shoqata Vizion O.J.F. në bashkëpunim me partnerin e saj Internacional Project Aid Zurich bëri te mundur ndërtimin e godinës shkollë fillore për fshatin Limjan. Kohëzgjatja e punimeve ka përfshirë periudhën 10.06.2015-11.09.2015. Gjithashtu është bërë mobilimi i ambjenteve të brendshme me banka dhe karrige si dhe janë blerë edhe materiale didaktike për nxënësit në mënyrë që të zhvillojnë një proces normal mësimor. Monitorimi i kësaj shkolle do të bëhet nga shoqata Vizion O.J.F. dhe pushteti vendor, për një periudhë 2-vjeçare.

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.