Qendra shëndetësore Arras 16 Prill, 2026

Projekti “Ndërtimi i çatisë se re në Qendrën shëndetësore Arras, Dibër”

Projekti për ndërtimin e çatisë së re të Qendrës Shëndetësore Arras sapo filloi. Ky projekt synon përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për komunitetin lokal. Në këtë fazë të parë fokusi është te çatia dhe tualetet. Gjendja e amortizuar e çatisë ekzistuese ka krijuar probleme të vazhdueshme, si depërtimi i ujit gjatë reshjeve, dëmtimi i ambienteve të brendshme dhe vështirësi në ofrimin normal të shërbimeve për pacientët.

Ky projekt realizohet me mbështetjen e partnerit tonë lnternational Project AID IPA dhe në bashkëpunim me Bashkinë Dibër.

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.