Bathore Tirane, Shqiperi 20 Korrik, 2008

Projekti “Kurse përkrahje ditore për fëmijët e rrugës në Bathore”

Ky projekt u realizua për një periudhë kohore 1-vjeçare gusht 2007- korrik 2008.
Financimi i këtij projekti u bë nga Anne Frank Fonds Zvicër. Gjatë kësaj periudhe përfituan asistencë ditore rreth 50 fëmijë të zonës së Bathores, fëmijë që vinin nga familje me probleme social-ekonomike. Ata morën mësime të gjuhës shqipe, si ndihmë plotësuese të procesit mësimor. Gjithashtu u bënë kurse edhe në anglisht dhe gjermanisht, dhe u organizuan aktivitete të ndryshme argëtuese për fëmijët.

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.