Tarazh Rreshen, Shqiperi 17 Dhjetor, 2016

Projekti “Gjoni dhe Olgerti Tarazh Babagjyshi 4”

Dy nxënësit e shkollës 9-vjecare Tarazh, Gjoni 13 vjec dhe Olgerti 8, vëllezer, të mbetur jetim prej 4 vitesh, jetojnë në kushte të vështira social-ekonomike me babin e tyre Anton Molla, i cili përpiqet me sa mundet të gjejë ndonje ditë pune aty-këtu! E dimë që mamin nuk ua zëvendëson dot askush në këtë botë, por të pakten një pako e plotë ushqimore me 50 kg miell, 5 l vaj, 10 kg oriz, 10 kg makarona, 3 kg sheqer është ndihmë për këto ditë të ftohta dimri… dhe për secilin djalë nga një pako me rroba të reja është gëzim në prag festash. Vizion Ojf dhe VSB Vizion Social.

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.