Shqipëri 8 Prill, 2020

Projekti Embrace

Mendonim se do ishte një sfidë e vëshirë për ne, të vazhdonim një traditë të harruar, dhe se do zgjonim dëshirën dhe tek të rinjtë, por ia dolëm.
Sot falë punës së palodhur të zonjave fisnike të Dibrës, falë entuziazmit dhe dëshirës së tyre për të sjellë risi dhe produkte në tezgjah, të përshtatura sipas kërkesave të tregut vendas dhe të huaj, mund të themi me plot gojë se sipërmarrja jonë ia vlejti.
Në vazhdim të projektit hope@home, ne kemi marrë një dyqan me qira në Dibër dhe aty vazhdojnë aktivitetin e prodhimit të produkteve në tezgjah, 3 gratë e zonës së Dibrës, në vështirësi ekonomike që u bënë pjesë e këtij projekti, pas përfundimit të ciklit të trajnimeve.
Gratë ndërthurin ide,duke krijuar një produkt të dashur e mbi të gjitha plot vlera. Eshtë punë shpirti,është punë pasioni. Nuk ka më bukur që atë që ke në mendje ta ndërtosh me duar.
Tashmë gama e punimeve tona është shtuar. Gratë prodhojnë; mbulesa për tavolina, çanta, shaje të ngjyrave të ndryshme. Me përkushtimin dhe dashurinë e tyre, duarartat tona, prodhojnë artikuj të mrekullueshëm, të cilët pëlqehen shumë nga vendasit, por edhe nga turistët e shumtë që vizitojnë zonën.

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.