Ka filluar zbatimi i projektit “Përmirësimi i infrastrukturës arsimore në shkollën 9-vjeçare “Hasan Leka”, Shumbat, Dibër”, nga i cili do të përfitojnë mbi 80 fëmijë, stafi mësimor, si edhe komuniteti i zonës.
Po punohet intensivisht për rikonstruksionin total të rrjetit elektrik, dhe krijimin e laboratorit të kompjuterit dhe kreativitetit, si edhe sigurimin e bazës materiale didaktike për të gjitha lëndët mësimore.
Kontributi në arsim është një mekanizën i drejtpërdrejtë për fuqizimin e fëmijëve dhe stafit pedagogjik, si edhe një nxitës i rëndësishëm për zhvillimin rural.
Falë mbështetjes së partnerit tonë International Project Aid dhe në bashkëpunim me Bashkinë Dibër, shumë shpejt shkolla e Shumbatit do të ofrojë kushte më të mira dhe më shumë mundësi për zhvillimin e orëve mësimore.