Ne ishim me banorët e prekur nga tërmeti në 3 pika: ata të strehuar në hotel Grand dhe tek palestra e shkollës nr 4 në Krujë, gjithashtu edhe te kampi i ngritur pas hotel Continental në Vorë!
Familjet janë kryesisht të akomoduara në kushte të pranueshme dhe faza tejet e vështirë e pesë ditëve të para duket sikur është kaluar disi!
Tashmë fillon faza më e gjatë, ajo e përkrahjes së këtyre familjeve drejt qëndrueshmërisë emocionale dhe rindërtimit të jetës në kushte të përkohshme me shpresën që të kthehen në banesa sa më shpejt të jetë e mundur!
Është shumë e rëndësishme të fillojmë ndërhyrjen për përmirësimin e situatës psiko-sociale të fëmijëve duke i angazhuar dhe duke i shkëputur ata nga atmosfera mbytëse.
Me ndihmën e bashkëpunëtoreve tona Albiona, Jona, psikologe Renisa, Xhuliani, Iskra, Leonora, Perla, Sari, Adela dhe Sanje ne kaluam disa orë me fëmijët në këto qendra! Duke pikturuar, kënduar, bëmë kartolina dhe shkruam letra me dëshira!
Se fëmijët janë rreze shprese!