Tiranë 9 Mars, 2020

“Panairi në Europe House”

Sot sollëm sërish një ndër iniciativat tona të zemrës  në mes të Tiranës, në Europe House. Traditë Dibrane erdhi me produkte unike punuar në tezgjah nga gratë duararta të zonës!
Falë projektit Embrace me
Partners Albania for Change and Development u takuam me shumë zonja të tjera nga zona të ndryshme të Shqipërisë që po mundohen të punojnë fort dhe të gjenerojnë të ardhura për veten e familjet! Produkte që mbartin shumë përkushtim dhe identitet, janë arti i duarve të tyre!
Faleminderit zoti Ambasador i BE-së Luigi Soreca, për angazhimin që shprehët për të na vizituar në Dibër!
Ju mirëpresim!

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.