Baza e praktikës për profilin Mekanikë tashmë është kompletuar me pajisje cilësore, për të realizuar orët mësimore dhe për të nxitur përgatitjen profesionale të nxënësve për tregun e punës!
Faleminderit partnerit tonë IPA që bëri të mundur këtë kontribut tepër të rëndësishëm për shkollën!
Ftojmë të gjithë nxënësit dhe prindërit që po mendojnë se shkolla profesionale është zgjedhja e tyre, të vizitojnë ambjentet e Shkollës së Mesme Profesionale Rubik dhe bazën e praktikës të kompletuar më së miri për përgatitjen e nxënësve!