Në muajin Qershor përfunduan punimet për shtëpinë e re të familjes Gjeleka në Shupenzë. Familja e përbërë nga katër anëtarë,; znj. Gëzime Gjeleka, z.Festim Gjeleka dhe dy djemtë e mitur, njëri prej tyre i sëmurë kronik, jetonin në kushte të tejskajshme varfërie. Mungesa e shëndetit të mirë dhe varfëria kishin ndrydhur pjesëtarët e familjes në atë “shtëpi” që rëndonte çdo ditë më shumë në kokat e tyre. Shoqata Vizion Ojf, e kontaktuar nga z. Përparim Spahiu dhe znj. Miranda Spahiu, pasi pa gjendjen dhe kushtet në të cilat jetonin, me ndihmën e miqve të shumtë nga zona, morën angazhimin t’i ndërtojë kësaj familjeje një shtëpi të re. Punimet e filluara menjëherë në Prill, arritën që shpejt t’i ofronin kësaj familje një ambient të ngrohtë dhe të denjë ku ato mund të jetonin. Shtëpia e re përbëhet nga një dhomë gjumi dhe një kuzhinë. Ata tashmë janë të lumtur, mirënjohës për shtëpinë e re, e të heshtur njëkohësisht nga varfëria e sëmundjet. Faleminderit Rimi dhe Miranda që u gjendeni pranë njerëzve në nevojë dhe mundoheni të bëni më të mirën! Ne e dimë mirë “Bashkë bëjmë më shumë”!