Trojëz , Kthellë 31 Tetor, 2020

“Një kontenier për familjen Doçi”

Pasi shtëpia u dogj dhe fatmirësisht të gjithë anëtarët e familjes shpëtuan, bashkia Mirditë ofroi çadra për strehimin emergjent të familjes!

Ne dërguam kontenier në mënyrë që ditët e vështira e të ftohta të dimrit të jenë disi më të lehta për familjen!

Bashkia Mirditë dhe kryetari z. Ndrec Dedaj ka premtuar ndërtimin e banesës së re për këtë familje!

Kjo ndihmë u bë e mundur me iniciativën e anëtarëve të Bordit të Vizionit dhe me mbështetjen e Projekt Albanien!

Urojmë që dita për të hyrë në shtëpi të re të jetë sa më e afërt për familjen Doçi!

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.