Kësaj here Vizion Ojf së bashku me partnerin Deutsche Kleiderstiftung u gjendën në familjen Koçi në Marikaj. Kjo familje në kushte të skajshme ekonomike është tashmë pjesë e projektit “Ndihmë për vetëndihmë”. Ata mund të sigurojnë të ardhura nga shitja e rrobave të dhuruara nga ne. Tashmë gjenerojnë vetë të ardhura për të mbuluar shpenzimet ushqimore duke mos qenë pjesë e listës së gjatë të borxhlinjve në dyqane. Mbështetja jonë vazhdon derisa situata ekonomike bazike të bëhet e qëndrueshme. Në periudhën e verës familja kthehet në vendlindje për të mbledhur bimë medicinale te cilat i shesin me çmim modest për sakrificën e madhe që u duhet të përjetojnë. Ne kemi ndihmuar edhe me jorganë, batanije e çarçafë për të gjithë anëtarët e familjes, sepse u duhen për netët e ftohta në mal.