Situatë e vështirë në Shkodër. Ndihmë me ushqime për 50 familje në nevojë të zonës së Dajcit Bregu Bunës! Duhen më shumë akoma! Familje të përmbytura dhe për ironi të mësuara me këtë fatkeqësi në fakt, prap gjejnë kurajon të falenderojnë e të na urojnë sepse jemi aty me ta. Sot në zonë ishte dhe zv. Kryeministrja Senida Mesi! Shpresoj që të ketë më shumë ndihmë emergjente për këta banorë!