Rrëshen, Shqipëri 6 Dhjetor, 2017

Ndihma në Rrëshen

Sot ishim në Rrëshen për të shpërndarë Pako Ushqimore për familjet me gra kryefamiljare. Situata për shumë prej tyre është tejet e vështirë! Dhe për t’u admiruar është fakti që shumë prej fëmijëve jetim që rriten nën kujdesin e nënave të tyre janë nxënës shumë të mirë në shkollë, edhe pse kushtet në të cilat jetojnë janë shpeshhere jashtë asaj që quhet minimalisht normale! Do rikthehemi sërish në fshatrat e bashkisë Mirditë për të shkuar derë më derë te familjet në nevojë.

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.