Shqipëri 9 Shtator, 2017

Ndihma në qëndrat shëndetësore

TE VLERËSOJMË JETËN! Teksa projektet për rikonstruktimin e shkollave vazhdojnë, ne vazhdojmë të ndihmojmë edhe disa qendra shëndetësore. Edhe pse të ndodhura në fshatra të largët, këto qendra janë pritëse të rasteve urgjente të shumë banorëve të sëmurë, edhe pse ndihma e parë vjen shumë e pamjaftueshme. Jemi mësuar gjithmonë me qendra të rrënuara e me prindër që kalojnë në farmaci përpara se të vijnë për shërbimin. Këto qendra mbahen vetëm me medikamente tepër të cunguara të ardhura nga shteti. Këto janë arsyet se pse disa nga projektet tona janë të fokusuara në rikonstruktimin por dhe furnizimin me medikamente të mjaftueshme të këtyre qendrave. Si dhe në vitet e shkuara, furnizuam me medikamentet e domosdoshme për mbarëvajtje 1-vjeçare tre qendra shëndetësore në bashkëpunim me International Project Aid, Q.Sh. Zojs dhe Dragushë në Lezhë si dhe Q.Sh Ashta në Shkodër. Sigurisht shpresojmë që të ketë sa më pak banorë të sëmurë, por fundja në këto zona mund të trokasin pa hezitim në dyert e qendrave shëndetësore përkatëse sepse aty do gjejnë medikamentet e domosdoshme për të funksionuar më së miri si dhe infermier shumë të apasionuar pas punës së tyre. Rruga e shtruar shkon deri afro 30 min me makinë nga qendra e Njësisë Administrative! Janë 9 fshatra që marin shërbimin në këtë qendër shëndetësore në gjendje tejet të amortizuar. Bebat e vegjël, nënat e reja, e pleqtë e mundur nga sëmundjet u duhet te ecin deri në 2 orë në këmbë (për shkak të rrugës së keqe gjithsesi gati 1 orë në makinë). Edhe pse ka një staf mjekësor që punon me zemër, sërish nuk u shëron dot dhimbjet e pafund te jetës së izoluar e pa asnjë kusht zhvillimi në këtë zonë tejet të varfër. Ne dërguam ndihmën tonë të përvitshme me medikamentet e nevojshme për 1 vit. Të paktën kur të trokasin në qendrën shëndetësore në Ungrej , në mos shpresë për një jetë më të mire, të gjejnë ilaçe pa pagesë!

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.