Qendra shëndetësore në Xibër Klos, është projekti ynë më i ri, së bashku me partnerët tanë Project International AID (IPA), nga Zvicra.
Qendra e mëparshme shëndetësore ka qenë totalisht e amortizuar dhe për këtë arsye nevojitej një qendër e re shëndetësore e cila do të shërbejë për të gjithë banorët e zonës.
Së bashku me partnerët tanë (Pietro dhe Tomi) nga IPA dhe stafin e bashkisë Klos, vizituam ecurinë e punimeve në këtë godinë të re.
Jemi shumë të lumtur që kjo qendër do të përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve të zonës.