Kopshti brenda ambienteve të shkollës “Ramazan Velçani” në Cerujë, Klos ishte në kushte tejet të amortizuara. Bashkia Klos mundësoi rikonstruksionin total të godinës së shkollës dhe ambienti i kopshtit u shtrua me parket.
Shoqata Vizion mundësoi blerjen e: 4 tavolina, 15 karrige, 2 rafte, 1 portmonto, 1 tapet, 1 sobë, lodra e libra për fëmijët
Tashmë kopshti është mobiluar dhe pajisur me mjetet e domosdoshme për të ofruar kushte komode për fëmijët.