Rrëshen 19 Dhjetor, 2022

“Mirdita babagjysh”

Festa Mirdita Babagjysh solli sot gëzim në qytetin e Rrëshenit!

Qindra fëmijë veshur me të kuqe e kapuçët në kokë, mbushën sheshin “Abat Doçi” me këngë, lojëra e të qeshura plot!

Ndajmë sot harenë nga sheshi Abat Doçi në mbarë Shqipërinë. GËZUAR!

Faleminderit të gjithëve ju fëmijë që sot festuat e na mrekulluat me lumturinë tuaj!

Faleminderit Bashkisë Mirditë dhe Kryetarit Ndrec Dedaj për vëmendjen!

Faleminderit drejtuesve të shkollave e stafeve që shoqëruat fëmijët duke u bërë kështu pjesë e festës së tyre!

Faleminderit bashkëpunëtorëve të SHASH për atmosferën argëtuese!

Faleminderit Mary Ward Loreto për bashkëpunimin me qëllimin për të gëzuar fëmijët!

Qoftë viti 2023 plot gëzim, dashuri e shëndet për ju të gjithë!

Regjistrohu për të rejat e fundit

Duke paraqitur detajet tuaja ju pranoni përdorimin e tyre në përputhje me Politika e privatësisë.